Artikujt

Vizitë në Kosovë e redaksisë së webfaqes "Gjuha shqipe"

 Në kuadër të  përgatitjeve për konferencën e pestë për mësuesit e gjuhës amtare shqipe, redaksia e ueb faqes “Tema gjuha amtare” bëri një vizitë disa ditore në Republikën e Kosovës. Gjatë këtyre ditëve ata vizituan shumë institucione arsimore, kulturore etj.
Me 18 mars, Muhamet Muriqin, redaktor dhe Isuf Bajraktarin, anëtar i redaksisë, i priti ministri i arsimit z. Enver Hoxhaj.

Ata e njoftuan ministrin Hoxhaj me ecuritë e procesit mësimorë në gjuhën shqipe në Suedi me ç'rast falënderuan institucionin më të lartë të vendit për përkrahjen e deri tashme në zhvillimin e procesit mësimor në gjuhën shqipe për fëmijët tanë që aktualisht jetojnë në këtë vend. Ata e ftuan ministrin Hoxhaj që të merr pjesë në konferencën e 5-të të mësimdhënësve të gjuhës shqipe e cila do të mbahet në maj të këtij viti në Suedi. Konferencën do ta organizojë Redaksia e Ueb faqes “Tema gjuha amtare” në Suedi. Gjatë këtij takimi ata e njoftuan ministrin Hoxhaj edhe për punën që po bëhet në hartimin e Monografisë së shkollës shqipe në Suedi dhe ia dorëzuan projektin e Monografisë.
Me këtë rast ministri Hoxhaj është shprehur se është në dijeni për punën që bëni atje. Ai tha se e çmon lartë punën dhe angazhimin mësimdhënësve shqiptarë në Suedi por edhe në vende tjera për kontributin që po e japin në ruajtjen e kujtesës për gjenezën dhe kultivimin e ndjenjës së dashurisë ndaj gjuhës amtare e të atdheut në përgjithësi .
Ministri gjithashtu i përgëzoi ata për hartimin e monografisë kushtuar zhvillimit të procesit mësimorë në gjuhën shqipe në Suedi e cila do të ketë vlerën dokumentare për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë në diasporë. Me këtë rast dua të falënderoi edhe shtetin Suedez për përkrahjen dhe ndihmesën që po e jep në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë që aktualisht jetojnë në këtë vend. Në ç`do kohë do të keni përkrahjen time dhe të institucionit që e drejtoj është shprehur në fund ministri Hoxhaj.


Në këtë takim ishin prezent edhe këshilltari i ministrit z. Nehat Mustafa dhe z. Nuhi Gashi, zyrtar i MASHT –it për mësim plotësues në diasporë.

Pos vizitës në Ministrinë e Arsimit, redaksia e webfaqes bëri vizitë edhe në Akademin e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ku i priti kryetari i ASHAK, akademik Rexhep Ismajli, pastaj në Akademin Ushtarake të TMK-së ku u takuan me Komandantin e kësaj Akademie, Kolonel Rrustem Berishën dhe Nënkolonel Hysen Berishën.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ata bënë vizitë edhe në Zyrën për çështje Jorezidente pranë Kryeministrit ku i priti drejtori i kësaj zyre z. Naim Dedushaj, në Institutin e

 

 

 

 

 

 

 

 

Historisë së Kosovës ku u takuan me drejtorin e Institutit prof. dr. Jusuf Bajraktarin, në Drejtorinë Komunale të Arsimit të Prishtinës ku u pritën nga z. Agim Gashi, në Parlamentin e Kosovës etj. Në të gjitha këto takime, anëtaret e redaksisë së webfaqes "Tema gjuha amtare" prezentuan punën qe është bëre dhe po bëhet në Suedi për edukimin e fëmijëve shqiptar, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek këta fëmijë si dhe prezentuan projektin e fundit, Monografinë "Mësimi shqip në Suedi".

Redaksia e Faqes ishte në vizitë edhe në komunën e Lipjanit ku i priti Drejtori i Drejtoratit për Arsim të kësaj komune dhe në shkollën fillore "Vëllezërit Frashëri" në Lipjan.

 

canakkale coklu pagerank sorgulama seo canakkale vergi mevzuati bagimsiz denetim vergi mevzuatı web security engelliler teknoloji sgk bagimsiz denetim bagimsiz denetim sorgulama internet security mevzuat vergi ve sgk mevzuati canakkale canakkale balik tutma search emeklilik kanunlar sira bulucu